Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi dhe një stallë në Lipjan

Një shtëpi dhe një stallë janë përfshirë nga zjarri dje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se objektet janë përfshirë nga zjarri në rrethana deri më tani të panjohura.

Njësitet policore si dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të lënduar.