Digjet në tërësi objekti i ish-fabrikës së barnave në Prizren

Drejtori i Emergjencave  në Komunën e Prizrenit Faruk Dakaj tha për Kallxo.com se objekti i ish fabrikës së barnave ‘Farmakos’ i kapluar nga flakët është djegur në tërësi.

“Objekti ka qenë nga druri, andaj edhe nga flakët e mëdha gjatë djegies është rrënuar, dhe tashmë është djegur në tërësi”, tha Dakaj.

Nuk raportohet për të lënduar qoftë nga zjarrfikësit apo ndonjë lëndim i qytetarëve.

Dakaj tha se zjarri është në kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje apo rrezik për fqinjët që jetojnë përreth objekti që u kaplua nga flakët.

Digjet ish-fabrika e barnave ‘Farmakos’ në Prizren – VIDEO