Digjet ish-fabrika e barnave ‘Farmakos’ në Prizren – VIDEO

Ish-fabrika e barnave “Farmakos” në Prizren është përfshirë nga flakët. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se zjarrfikësit janë duke intervenuar për ta shuar zjarrin që ka përfshirë objektin. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Një qytetar nga vendi i ngjarjes ka dërguar video në adresë të KALLXO.com.