Policia jep detaje për zjarrin në ish-fabrikën e barnave në Prizren

Ish-fabrika e barnave “Farmakos” në Prizren është përfshirë nga flakët.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se zjarrfikësit janë duke intervenuar për ta shuar zjarrin që ka përfshirë objektin. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Një qytetar nga vendi i ngjarjes ka dërguar video në adresë të KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë Shaban Osmanollaj tha për KALLXO.com se Policia është në vend të ngjarjes, dhe zjarrfikësit janë duke lokalizuar zjarrin duke e minimizuar dëmin e shkaktuar.

“Nuk kemi informatë për të lënduar, Policia është duke i ofruar asistencën zjarrfikësve dhe situata është nën kontroll, nuk ka ndonjë rrezik për dëme të mëdha në njerëz dhe shtëpitë përreth”, tha Osmanollaj.

Ai ka thënë për shkaqe sigurie është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë lagjen ku ndodhet fabrika që është përfshirë nga zjarri.

Digjet ish-fabrika e barnave ‘Farmakos’ në Prizren – VIDEO