Foto nga objekti i djegur te fabrika e Farmakosit, Prizren.

FOTO: Rrënojat e objektit që u dogj mbrëmë në Prizren

Mbrëmë në orët e vona një nga objektet e ish-fabrikës së barërave “Farmakos” është përfshirë nga flakët.

KALLXO.com mëson se objekti që është djegur dikur ka qenë Konsullata Hungareze.

Fotografi të arritura në KALLXO.com tregojnë rrënojat e ish-fabrikës së barërave “Farmakos” në Prizren.

“Objekti është djegur në tërësi, pas një zjarri i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm”, ka thënë mbrëmë për KALLXO.com drejtori për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj.

Sipas deklaratave të Policisë mbrëmë, persona të lënduar nuk ka pasur dhe as dëme të tjera në ndërtesat që gjenden shumë afër ndërtesës së ish-fabrikës.

Foto nga objekti i djegur te fabrika e Farmakosit, Prizren.
Foto nga objekti i djegur te fabrika e Farmakosit, Prizren.
Foto nga objekti i djegur te fabrika e Farmakosit, Prizren.