Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Dhunimi seksual i 14 vjeçares, zyrtarë të Spitalit të Gjakovës thonë se i dyshuari po trajtohej nga varësia e drogës

Zyrtarë të Spitalit Rajonal të Gjakovës kanë deklaruar për KALLXO.com se i dyshuari për dhunimin seksual të  14 vjeçares, Sh. Ll.,  po ndiqte një program trajnimi për shkak të vartësisë nga substancat narkotike.

Sh.Ll. po dyshohet se në fillim të këtij muaji e dhunoi një 14 vjeçare. I dyshuari, sipas avokatit mbrojtës, Driton Dobruna, është në vartësi të narkotikëve dhe i njëjti ishe duke e ndjekur një program rehabilitimi në Spitalin e Gjakovës.

Zef Komani, shef i Departamentit të Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Gjakovës ka konfirmuar për KALLXO.com se Sh. LI., për disa muaj është duke u trajtuar në spital.

“Pacienti është abuzues me narkotik i cili pranë departamentit të psikiatrisë në Gjakovë është në programin mbajtës të metadonit. Është në trajtim që disa muaj”, ka thënë Komani, për KALLXO.com.

Sipas dosjes së prokurorisë që e ka siguruar KALLXO.com, një 14 vjeçare ka përjetuar tmerrin në mes datave 3 dhe 5 maj, pasi Sh. Ll. dyshohet se e ka dhunuar seksualisht, ndërsa pas aktit e mitura është arratisur dhe e ka lajmëruar rastin në polici.

Personi i dyshuar është  arrestuar mbrëmjen e 11 majit nga forcat e rendit. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

 

Dosja: 33-vjeçari dyshohet se dhunoi tri herë seksualisht 14-vjeçaren