Foto: Ilustrim

Dosja: 33-vjeçari dyshohet se dhunoi tri herë seksualisht 14-vjeçaren

Një 14 vjeçare me inicialet H.F., ka përjetuar tmerrin në mes datave 3 dhe 5 maj, pasi një person dyshohet se e ka dhunuar seksualisht, ndërsa pas aktit e mitura është arratisur dhe e ka lajmëruar rastin në polici.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e prokurorisë në lidhje me kërkesën për caktimin e paraburgimit për 33 vjeçarin me inicialet Sh.Ll., nga Juniku i cili është arrestuar mbrëmjen e 11 majit nga forcat e rendit.

Dosja flet se e mitura, 14 vjeçare ka deklaruar në polici tmerrin që kishte përjetuar në fillim të këtij muaji nga 34 vjeçari tashmë i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas dosjes së prokurorisë në mes të datave 3 dhe 5 maj në Junik në shtëpinë e tij, i dyshuari 34 vjeçar me forcë e kishte detyruar të miturën që të kryer akt seksual, pa pëlqimin e saj.

34 vjeçari dyshohet se fillimisht e kishte përshëndetur të miturën në rrugën e transitit në Gjakovë, ndërsa e njëjta nuk ishte ndaluar dhe kishte vazhduar tutje.

I dyshuari tashmë i arrestuar kishte filluar që ta përcjell dhe përsëri e kishte takuar në rrugë dhe e kishte ftuar për të pirë kafe në njërën nga lokalet në lagjen Piskot të Gjakovës.

Pasi kishin pirë kafe, 34 vjeçari e kishte marrë të miturën e kishte futur në veturë dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij në Junik.

Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë, gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, i dyshuari me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e të miturës ka kryer tri herë marrëdhënie seksuale.

14-vjeçarja kishte arritur që të dalë nga dritarja e shtëpisë pra të arratiset ndërsa ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte shkuar në polici për ta paraqitur rastin.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi për arrestimin dhe kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e paraburgimit ndaj të njëjtit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar që masa e sigurisë t’i caktohet të dyshuarit për 30 ditë.