Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dhunë në familje në Prishtinë, babë e bir arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje mes njëri-tjetrit.

Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi të shtunën më 08.06.2024 në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime” – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.