Ilustrim

Dhuna në familje, rastet e raportuara në Policinë e Kosovës në 24 orë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Rastet kanë ndodhur n komuna të ndryshme, përfshirë: Lipjan, Novobërde, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Në Lipjan, Policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan, cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.  “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.  Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 14:02.

Një tjetër rast i dhunës ka ndodhur në Novobërdë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje një grua nga Shqipëria dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër nga Kosova.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”- bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 13:00.

Në Gjakovë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj gruas.

Sipas raportit policor, vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 01:00.

Një tjetër burrë është arrestuar në Gjakovë pasi që po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj një burri tjetër.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dielën në ora 21:30.

Në Mitrovicë, Policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka kanosur një burrë tjetër brenda familjes dhe më pas me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur dielën në ora 11:03.

Një burrë tjetër është arrestuar në Mitrovicë nga policia sepse dyshohet se pasi ishte dehur kishte ushtruar dhunë ndaj gruas. Sipas raportit policor, gruaja për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas këndelljes dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 19:54.