Foto: Dimitro Sevastopol

Dhoma e Ulët e Rusisë miraton ligjin që kriminalizon 'diskreditimin e ushtrisë ruse'

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar një ligj që e kriminalizon përhapjen e informacionit të rremë që diskrediton ushtrinë ruse dhe çdo thirrje për sanksione kundër Rusisë, njoftuan të premten agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe Ria Novosti.

Ata që akuzohen për shkeljen e ligjit të ri mund të përballen me gjoba prej 1.5 milion rubla (rreth 14,000 dollarë) ose dënime me burg deri në 15 vjet, raportuan TASS dhe RIA.

Legjislacioni do t’i dorëzohet dhomës së lartë të parlamentit dhe, nëse miratohet, do t’i dorëzohet Presidentit rus Vladimir Putin për nënshkrimin e tij.

Sot është dita e nëntë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, lufta e parë tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./CNN