Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë FOTO:KALLXO.com

Detajet nga Policia për aksident trafikun ku u përfshi ministrja Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është përfshirë në një aksident trafiku. Ministrja tha se derisa po voziste papritmas në rrugë kanë dalë dy fëmijë që ishin duke vrapuar për ta kaluar rrugën dhe njëri është përplasur për veturën e saj.

Sipas policisë, ajo e kishte goditur viktimën me veturë dhe si rrjedhojë kishte pranuar tretman mjekësor. Por, nuk jepen detaje për shkaqet e aksidentit.

“E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor të forcave të rendit.

Rasti është trajtuar si aksident me lëndime. Aksidenti ka ndodhur dje në rrugë “Vicianum” në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Ministrja Rozeta Hajdari flet për aksidentin në trafik në të cilin u përfshi