Foto: Ilustrim
Detaje të reja për vrasjen e rëndë në Vërmicë
Policia e Kosovës ka njoftuar në detaje për vrasjen e rëndë të raportuar në Vërmicë të Prizrenit.
Policia ka thënë se me datën 18 qershor, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë nga një person se para shtëpisë së tij, ishte i shtrirë një person.
“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, pas kontrollit mjekësor në këmbën e majtë të lënduarit, ishte një plagë që sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit.
“Personi i lënduar: Është K.A, i lindur në vitin 2006,shtetas Sirian, i njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet më tej.
Pas kësaj, Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Vërmicë kanë hasur në një trup të pajetë dhe sipas dyshimeve të para, ky rast ndërlidhet me rastin ku ka qenë i plagosur shtetasi sirian.
“Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një natë me parë, ku ka qenë i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vërmicës, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë”, thuhet më tej.
Policia ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë të zjarrit, një pistoletë, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.
Policia ka shtuar se me urdhër të Prokurorit të shtetit trup i pa jetë është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë dhe rasti mbetet nën hetime.