Foto-ilustrim

Detaje rreth plagosjes në Pejë

I dyshuari për plagosjen e cila ka ndodhur rreth orës 18:00 në ‘Çarshinë e gjatë’ në Pejë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu ka thënë për KALLXO.com zyrtari i Zyrës për Informim në Policinë në Pejë, Driton Rugova.

“Rreth orës 18.00, në “Çarshinë e gjatë” në Pejë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha ai.