Detaje nga FSK në lidhje me operacionin për gjetjen e trupit të 4-vjeçarit në kanalin e Ibër-Lepencit

4-vjeçari i cili kishte rënë dje në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit është gjetur i vdekur.

Trupin e viktimës e ka gjetur Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga FSK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pasditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Gjendet i vdekur 4-vjeçari që kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit