Qeveria-Kuvendi

Foto: Denis Sllovinja

Dështimi i ligjit për "rimëkëmbje" shton kërkesat e Vetëvendosjes dhe PDK-së për rrëzimin e qeverisë

Pas dvshtimit të gjashtë të votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje të punojë në mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Hamza kërkoi nga deputetët që të votohet në parim Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

Në të kundërtën Hamza tha se nëse nuk ka vota për votimin e këtij projektligji qeveria duhet të japë dorëheqje sepse, sipas tij, është shndërruar në pengesë të adresimit të çështjeve, sfidave të cilat i ka vendi.

“Me qëllim që të kemi seriozitet edhe GP të LVV pasi që kanë dhënë mocion të punojnë në drejtim të mocionit ti bëjnë 40 vota edhe kryetarja e kuvendit ti bashkohet këtij mocioni ta sjellë në Kuvend dhe në momentin që krijohen kushtet për m’u hedhë në votim mocioni PDK do t’i japë 24 vota për dhe atë herë krijohen kushtet që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

E Rexhep Selimi nga LVV ka kërkuar nga PDK-ja që të ofroj nënshkrimet për mocionin.

“Ofroni nënshkrimet edhe ju në mocionin për mosbesim pastaj ne e kërkojmë edhe nga të tjerët. Deklarimet pa veprime kemi të drejtë ti marrim jo si të vërteta e reale”, tha ai.