Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Deri në 40 minuta pritje në Merdarë për të hyrë në Kosovë

Qendra për Menaxhimin Kufitar, e cila funksonon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar për pritjet dhe kolonat në pikat kufitare që lidhin Kosovën me vendet e tjera.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare kolonat në hyrje janë deri në 300 metra dhe qytetarët duhet të përballen me 30 deri në 40 minuta pritje.

Përderisa, pritjet për dalje në po këtë pikë kufitare ka prej 10 deri në 15 minuta.

Kolonë e pritje të gjata janë identifikuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Kolona arrin deri në 150 metra ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nga ky vendkalim janë nga 20 deri në 30 minuta.

Fluksi vjen pasi pushimet në Kosovë po i kalojnë shumë mërgimtarë.

Në pikat e tjera kufitare nuk është identifikuar se ka pritje apo kolona nga ana e Qendrës për Menaxhimin Kufitar.

Screenshot: Ministria e Punëve të Brendshme/Faqja zyrtare