Deputetja e LDK-së ia kujton qeverisë Kurti premtimin për pagën minimale prej 350 euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi kërkoi nga Qeveria e Kosovës, të punoj në të mirën e qytetarëve të Kosovës në të kundërtën kërkoi të lëshojnë rrugë.

Krasniqi tha se janë bërë rreth 9 muaj prej kur ka ardhur në pushtet qeveria dhe ende sipas saj nuk ka marr vendim të vetëm për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të vendit.

Deputetja Krasniqi përmendi rritjen e çmimeve të produkteve në vend. Sipas saj çmimet janë bërë të pa përballueshme për qytetarët.

“Keni premtu pagën minimale 350 euro, ndërsa sot kur ndodhemi në gjendjen më të rënduar nuk flisni më fare për të. Mjaft keni qëndruar pa bërë asgjë është koha me punu për të mirën e qytetarëve të vendit tonë mjaftë me arrogancë e keqqeverisje, angazhohuni për të mirën e këtij vendi ose lëshoni rrugë”, përfundoi ajo.