Bekim Haxhiu - PDK

Deputeti i PDK-së: Vendi po shkon drejt katastrofës shëndetësore

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se situata shëndetësore në vend është tejet alarmante.

Haxhiu tha se seri sa vendi po shkon drejt katastrofës shëndetësore gara për pushtet i ka verbuar qeverinë e Avdullah Hotit dhe “ata që ishin para tij”.

“Gjendja e krijuar po dëshmon se kjo qeveri ka probleme substanciale organizative profesionale në menaxhim të situatës së pandemisë Covid 19”, tha ai.

Haxhiu shtoi se dje lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte shkelur masat mbrojtëse Covid – 19.

“Me mashtrim jo profesionalizëm e hajni kishte vepruar edhe qeveria e Kurtit i cili edhe mbrëmë shkeli masat mbrojtëse pa maskë organizoi tubime festive për të disatën herë me radhë. Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet atë herë përse shteti i dënon qytetarët e amniston politikanët”, shtoi ai.

Grumbull i njerëzve pas fitore së Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkon shpërndarjen pasi përfundojnë fjalimet