Grumbull i njerëzve pas fitore së Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkon shpërndarjen pasi përfundojnë fjalimet

Vendi është duke u ballafaqur me numër të lartë të rasteve me COVID-19 si dhe me dhjetra të vdekur brenda 24 orëve nga infeksioni me coronavirus, por sot në Podujevë u ‘harrua’ virusi.

Me qindra qytetarë u mblodhën rrugëve dhe shesheve për të festuar fitoren e kryetarit më të ri të Llapit, Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky tubim u bë para syve të Policisë së Kosovës.

Tubime u bënë edhe nga partitë e tjera para selive të tyre në Podujevë para daljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherish ish- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një fjalë rasti pas fitores së LVV-së në Llap.

Kurti kërkoi shpërndarjen e qytetarëve tek pasi do të përfundonte fjalimin edhe Kryetari i ri, Bulliqaj.

“Me siguri që të gjithë jemi të gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundojë sonte por pas fjalës së kryetarit Shpejtim Bulliqit, deputyetit të Kuvendit të Kosovës, kryetarit të ri të komunës, pas fjalimi të tij të parë unë ju lus që të shpërndaheni”, tha Kurti.

Përveç qytetit të Podujevës simpatizantët e LVV-së u mblodhën edhe në selinë e LVV-së në Mitrovicën e Veriut.

Numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e infeksionit ka kaluar mbi 1mijë persona dhe mbi 39 mijë të tjerë janë infektuar.