Deputeti i AAK-së: Qytetarët po paguajnë shtrenjtë për ilaçe, për shkak të mos unifikimit të çmimeve

Deputeti nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka thënë sot në seancën e Kuvendit se janë shqetësuese të dhënat e Odës së Farmacistëve të Kosovës, e që sipas tij dëshmojnë se qytetarët po paguajnë 10 milionë euro shtesë më tepër sesa qytetarët e vendeve në rajon, për të njëjtat barna.

“Kurse, në anën tjetër edhe shteti i Kosovës po shpenzon më tepër diku rreth 6 milionë euro më tepër përmes çmimeve abuzive të barnave. Kjo ndodh për shkak se në vend nuk kemi unifikim të përbashkët të çmimit të barnave nga lista esenciale”, tha ai.

Deputeti ftoi Ministrinë e Shëndetësisë që me urgjencë të veprojë në ndalimin e abuzimit me barna në Kosovë dhe të krijohet një listë për barnat esenciale.