Dënohet personi nga Bullgaria, bëri komente të pahijshme për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut

Gjykata në Sofje e dënoi 34-vjeçarin S.B. me 4 muaj burg të kushtëzuar që do të jetë efektiv nëse kryen një vepër tjetër penal në afat prej 3 viteve, për shkak të komenteve të pahijshme në lidhje me fatkeqësinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.

Kundër S.B. ishte ngritur akuzë për “përhapje të urrejtjes”.

Më 23 nëntor 2021 rreth orës 11 në një grup në rrjetet sociale ka publikuar përmbajtje duke përhapur urrejtje në “bazë të përkatësisë nacionale dhe etnike ndaj etnikumit maqedonas”.

Ai ka ngjitur edhe një fotografi nga autobusi i djegur i “Besa Trans” në autostradën Struma.

Më 23 nëntor një autobus nga Maqedonia pësoi aksident në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë të Veriut.

Sipas autoriteteve bullgare, shpejtësia e autobusit, ka qenë shkaktar i mundshëm për aksidentin në Bullgari.