Dëmtimet tek ndriçimi publik në Skenderaj/ Foto: Komuna Skenderaj/ Facebook

Dëmtohet ndriçimi publik në parkun "Idriz Rreci" në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka publikuar disa foto në të cilat shihet dëmtimi i ndriçimit publik dhe i pllakave në parkun “Idriz Rreci” të Skenderajt.

Në një reagim, Komuna këto dëmtime i ka quajtur  “të papranueshme”.

“Janë të papranueshme dëmtimet e ditëve të fundit jo vetëm në ndriçim publik, por edhe në pllakat e shëtitores në këtë pjesë të bukur të qytetit. Kushdo që kryen këto veprime vandale nuk ja do të mirën qytetit” është thënë në reagimin e Komunës.

Dëmtohen pllakat e shëtitores në Skenderaj/ Foto: Komuna e Skenderaj/ Facebook
Dëmtimi i ndriçimit publik në Skenderaj/ Foto: Komuna Skenderaj/ Facebook
Foto: Komuna Skenderaj/ Facebook

Sipas Komunës, para disa muajsh është investuar në ndriçimin publik në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët që e frekuentojnë parkun për argëtim gjatë orëve të mbrëmjes.

“Prona publike po sikurse prona private është e shenjtë dhe duhet të ruhet si e tillë nga të gjithë. Është obligim i të gjithëve që ta ruajmë pastërtinë dhe hapësirat publike të cilat janë në shërbim të së mirës së përgjithshme!” – është thënë tutje në reagim.