Dëmtohet fitnesi i jashtëm në Hajvali, policia nis hetimet

Faqja në Facebook ‘Hajvalia’ ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet fitnesi i jashtëm i djegur, te shkolla ‘Shkëndija’ në Hajvali të Prishtinës.

Sipas kësaj faqe, policia ka nisur hetimet, ndërsa deri më tash personat që kanë kryer aktin vandal ende nuk janë identifikuar.

“Pas aktit vandal të mbrëmshëm, ku një ose më shumë persona të paidentifikuar kanë djegur fitnesin e jashtëm te shkolla “Shkëndija” në Hajvali, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës.Ata po hetojnë vendin dhe po marrin të dhënat e nevojshme që përgjegjësit të gjinden dhe të vihen para drejtësisë” – kanë bërë të ditur nga kjo faqe.