Dëmtohen veturat e ekipit të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini - PAMJE
29.5.2023 - 12:37
Veturat e ekipit të gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini janë dëmtuar të hënën në mesditë nga persona të panjohur në Leposaviq.
Veturave u janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe.
Gazetarja e KALLXO.com, Adelinë Ahmeti ka konfirmuar se ekipi janë mirë por tha se vetëm ka gjetur të dëmtuara.
KALLXO.com raportoi se në mesin e protestuesve ka edhe persona të maskuar.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet e KALLXO.com po raportojnë nga veriu i vendit ku qytetarë lokal serb po protestojnë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.