Deçani thotë se IKPShK ka ngatërruar numrin e rasteve me COVID-19 atje

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj Institutit të Shëndetit Publik në lidhje me numrin e të prekurve me COVID-19 në komunë.

Ai ka thënë se në këtë komunë, në 24 orëshin e fundit  janë dy raste pozitive, kurse IKSHP ka deklaruar për katër.

“Në komunën tonë dje dhe sot kanë rezultuar edhe dy raste pozitive me COVID-19, e jo katër si janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së,” është shprehur Ramosaj.

Ai tutje ka theksuar se nummri i të infektuarëve në komunën e Deçanit ka arritur në 13 .