Debat mes Bajqinovcit e Haxhiut për punësime të familjarëve në Telekom

Një debat rreth punësimeve në Telekomin e Kosovës është bërë mes deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, dhe deputetit të Parditë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Debati ka filluar kur Bajqinovci ka pyetur Haxhiun se sa familjar i ka të punësuar në Telekomin e Kosovës dhe Postën e Kosovës.
Kësja pyetje i është përgjigjur deputeti Haxhiu duke e akuzuar Bajqinovcin për gënjeshtra e shpifje.

“Mefaili si gazetar i cili ka punuar në KTV e AntiKorrupsion këtu tash për me rrejt e me shpifë e ka bahqe, se këtu nuk e kap ligji”, ka thënë Haxhiu.

Ai tutje ka folur për pyetjen e drejtuar rreth familjarëve të tij.

“Po tregoj se asnjë familjar i imi nuk punon në Telekom, ndërsa në Post kam të punësuar por kam aq sa ka Albulena Haxhiu dhe ju të VV-së. Mi jep 3 milion e gjysë euro qysh ja keni jep Fisnik Ismajlit, asnjë anëtar i familjes tem dhe krejt katunit do t’i them rrini në shtëpi se ju mbaj une, veq tre milion e gjysë mi jep. Marre atje shko vjedh e hajde këtu e akuzo tjetër kend”, ka thënë Haxhiu.

Ai tutje ka pyetur Bajqinovcin “tregoni sa pare ka përfituar Vetëvendosje nga përmbaruesi, sa ju sa ai, i keni lënë puëntoët pa paga e vini shitni moral. E keni pas mundësinë me paditë Devollin, 15 ditë Albin Kurti e ka mbajtë dosjen në sirtar, ska bërë as padi as kundërpadi, fyti i korrupsionit”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiut i është kundërpërgjigur Bajqinovci duke i thënë “të pyetja kënd e ke ne Postë, dhe nuk tregove por mos të them se e ke edhe vllaun kryeshef, krejt familjen i ke në pozita të larta, pse veq ti po i ki gjith, raportet e auditorit tregojnë qysh e keni menaxhu shtetin për 20 vjet”, tha Bajqinovci.

Kuvendi i Kosovës këtë pasdite ka nisur debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, kërkesë kjo e cila ishte parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e kaluar.

Gjatë ditës, Kompania ‘Dardafon.net LLC’, e njohur me emrin tregtar ‘Z-Mobile’ ka folur për herë të parë për bllokimin e xhirollogarive të Telekomit.

Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Pas këtij vendimi të Gjykatës kanë pasur reagime të Federatës Sindikale të Pavarur (FSP) të PTK-së, si dhe disa takime me kryeministrin Avdullah Hoti e ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi për të gjetur një zgjidhje.

Deri më tash nuk është gjetur asnjë zgjidhje, ndërsa Telekomi i Kosovës ka lajmëruar i janë bllokuar xhirollogaritë nga ana e përmbaruesit.