Kuvendi debaton për gjendjen në Telekomin e Kosovës, LVV propozon rezolutë

Kuvendi i Kosovës këtë pasdite ka nisur debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, kërkesë kjo e cila ishte parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e kaluar.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Arbërie Nagavci tha se pushtetit nuk iu ngut të diskutojë për këtë temë më herët, para se përmbaruesi të tërheq borxhin nga llogaritë e ndërmarrjes.

“Faktekqesiht kërkesa jonë nuk mori mbështjen e duhur nga të gjitha partitë parlamentare këtu dhe pushtetit të PDK-së nuk iu nguej as për të diskutuar për këtë temë, e në ndërkohë shumë vendime ndodhën në drejtim të falimentimit të Telekomit të Kosovë. Shpejt iu bllokuan xhirollogaritë e shumë më shpejt iu zbrazën ato”, tha ajo në seancës.

Sipas Nagavcit, krejt kjo po ndodhë për shkak të ndikimit politiko-partiak, “që prej 10 vite pa ndërprerë partitë që kanë qenë në pushtet e kanë keqpërdorur në të gjitha format”.

Nagavci tha se kanë përgatitur edhe një projekt-rezolutë për gjendjen në Telekom, e cila ka këto pika:

  1. Qeveria të zbatojë në përpikëri vendimin të 3 qershorit 2020 të Qeverisë së Kosovës mbi masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrjen publike. Qeveria të mbikqyrë vazhdimin, zbatimin dhe përshtatshmërinë e masave si dhe të shqyrtojë mundësinë e plotësimit të tyre.
  2. Aksionari, ndërmarrjet dhe organet kompetente shtetërore të kërkojnë vërtetimin e nulitetit të marrëveshjeve që cenojnë rendin publik, dispozitat urdhëruese dhe moralin e shoqërisë. Nuliteti të kërkohet edhe në procedura civile, pa marrë parasysh epilogun e rasteve penale
  3. Të nisen procedura për ndryshimin e ligjit për investime të huaja për të tërhequr pajtimin e pakufizuar të Republikës së Kosovës për arbitrazh ndëkrombëtar me cilëndo palë që pretendon se është invesitor i huaj dhe që nuk i ka të deklaruar aksionarët e vërtetë
  4. Qeveria të ndërmerr masa konkrete për të mborjtur telekomin nga kreditorët e pandërgjegjshëm me qëllim të stabilitetit financiar të Telekomit dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
  5. Qeveria brenda 60 ditëve të hartojë një plan strategjik për rimëkëmbjen e financiare të Telekomit dhe gjithashtu qeveria brenda këtij plani 60 ditor të ketë prioritet rritjen e kapitalit me qëllim të rritjes së vlerës së verës së ndërmarrjes.
  6. Aksionari nëpërmjet të zgjedhurve në bordin e drejtorëve të shqyrtojë të gjitha kontratat komerciale që janë lidhur paraprakisht në kundërshtim me masat e përcaktuara me vendimin nr02/39.

Nagavci kërkoi nga deputetët ta mbështesin rezolutën në fjalë.