Fotografimi i rëntgenit i Arsim Llugiqit.

CT në spitalin e Ferizaj shërben vetëm paradite për shkak të mungesës së stafit

Spitali Rajonal në Ferizaj ka vetëm katër radiologë dhe pesë teknikë të shërbimit të CT-së dhe për menaxhmentin e spitali, numri stafit është i vogël.

Si pasojë e mungesës së stafit shëndetësore shërbimi për CT apo shërbime imazhorike mund të ofrohet vetëm paradite dhe jo 24 orë ashtu siç është e nevojshme për pacientët.

Ushtrues detyre i drejtorisë në këtë spital, Halit Gërbeshi, thotë se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë si dhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që të punësohen më shumë radiologë dhe teknikë të CT-së në spitalin të cilin ai e udhëheqë në mënyrë që të ofrojnë shërbime imazhorike 24 orë për pacientët.

“Nuk kam marrë ende ndonjë përgjigje as nga Ministria e Shëndetësisë por as nga Shërbimi Spitalor”, tha Gërbeshi për KALLXO.com.

Spitali i Ferizajt pati fituar projektin nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës i implementuar nga UNPOS në vlerë mbi 60 mijë euro.

Në këtë spital për herë të parë shërbimi i CT-së filloi të ofrohet për pacientët rreth një muaj më parë.

Çka është CT?

Tomografia e Kompjuterizuar apo CT përdoret me pajisje për rreze X apo rëngen përmes së cilës merret imazhi seksional i trupit të njeriut.

CT ndihmon që imazhi i trupit të njeriut të shfaqet si fotografi e detajuar me organet e njeriut, eshtrave dhe indeve.

Shërbimi imzhorik është procedurë me rrezik shumë të ulët për shëndetin e njeriut.

KALLXO.com muaj më parë pati shkruar për sfidat e spitaleve rajonale për të ofruar shërbimin e CT-së për pacientët.

Sfidat e spitaleve rajonale për të ofruar shërbimin e CT-së për pacientë