COVID-19, në Kosovë janë të vaksinuar vetëm 46 përqind e qytetarëve

Thirrjet për vaksinimi kundër coronavirusit janë duke u bërë pothuasje çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend, pasi që është konstatuar se vetëm përmes vaksinimi mund të parandalohet vdekshmëria nga virusi Coronaviruci COVID-19.

Ndonëse në shumë vende të botës vaksinimi ka tejkaluar shifrën mbi 85 përqind e të vaksinuarve, shifër e cila përcakton imunizimin e tufës, në Kosovë ende nuk ka arritur shifra deri në 50 përqind e të vaksinuarve. Në statistikat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se vetëm 46 përqind e qytetarëve janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 51 përqind e qytetarëve janë vaksinuar me një dozë.

Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë dhënë 6 mijë e 806 doza të vaksinave kundër coronavirusit.

Në anën tjetër, si në shumicën e vendeve të botës edhe në Kosovë është duke vazhduar dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë kundër coronavirusit. Deri më tani janë administruar 12 mijë e 157 vaksina të dozës së tretë ndërsa 44 mijë e 143 të dozës perforcuese.
Ndërsa sa i përketë qyteteve Prishtina është komuna me më së shumti qytetarë të vaksinuarve në anën tjetër poashtu kryeqyteti ka më së shumti raste aktive me coronavirus, mbi 2 mijë të tillë.

Amviset, të pensionuarit dhe studentët janë kategoria më e vaksinuar në Kosovë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

“Omicron” është varianti dominues në Kosovë. Brenda 24 orëve në nivel vendi një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur përderisa rreth tre mijë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Ditë më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një përgjigje për KALLXO.com kanë bërë të ditur se shumica e rasteve të të infektuarve gjatë javëve të fundit janë me variantin e ri “Omicron”.

Aktualisht në Kosovë janë 17 mijë e 743 raste aktive me SARS-CoV-2.