COVID-19, Hoti: Numri i rasteve të reja po bie, i atyre me fatalitet mbetet tepër i lartë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me numrin e uljeve të rasteve me COVID-19 në vend.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se për fat të keq është duke u rritur numri i viktimave.

“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Kryeministri po ashtu ka bërë thirrje që të respektohet në vazhdim masat kundër coronavirusit, pasi sipas tij, së shpejti nxënësit do të fillojnë shkollën.

“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”, ka thënë në fund Hoti.

Ditëve të fundit, shifrat e fundit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë tregojnë se numri i rasteve aktive ka rënë, ndërkaq i atyre me fatalitet është rritur.

Sot janë regjistruar 169 raste të reja, kurse 197 persona janë shëruar dhe numri i rasteve aktive deri më tani është 3,534.

Bien rastet aktive, rriten ato të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

.