Qeveria e Maqedonisë së Veriut - Foto: REL

Coronavirus në Maqedoni: Përgjimet zbardhin ndikime rreth planeve qeveritare

Qeveria e RMV-së njoftoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ushtron presion ndaj institucioneve, kështu që aktivitetet për kthimin e shtetasve tanë në vend dhe akomodim e tyre në karantinë shtetërore i quan “shkatërrim të shtetit”, shkruan RTV 21.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së mbrëmë me mesazhe të drejtpërdrejta përmes aplikacionit Telegram ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski duke i vlerësuar aktivitetet e qeverisë si turp, ndërsa njerëzit që i organizojnë të njëjtat si “hajdutë” duke treguar shpifje se ata kanë marrë provizione për organizim të fluturimeve dhe transportit me autobusë.

Reagoi Mickoski në profilin e tij të Facebook-ut.

“Në këtë rast do të them se fakti që Dragi Rashkovski  në mënyrë ilegale ka publikuar përplasje private dhe si njeri i Qeverisë nuk e respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë se do ta padis, por duhet të  ketë frikë në lidhje me atë se për qeverinë ekzistojnë dyshime të arsyetuara se bën krim me transportin e njerëzve, trajtim johuman duke përfituar nga fluturimet, nga kjo duhet të kenë frikë, për shkak se erdhi dita që të përgjigjen për përfitimet e tilla ushtarake. Provat që i kam do t’ua dërgoj institucioneve, kur të lirohet gjyqësori dhe prokuroria nga prangat e pushtetit dhe nga parimi i vendosur nga Zoran Zaevi”, deklaroi Mickoski.

Qeveria i bën thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoskit që me kujdes t’i shohë faktet e prezantuara, e të mos ushtrojë presion ndaj institucioneve.

Qytetarët që janë akomoduar në objektet shtetërore për karantinë nuk janë kërcënim për askënd, ndërsa këto objekte i siguron policia dhe ushtria, thonë nga qeveria. Asnjë qytetar i cili është në karantinë shtetërore gjatë periudhës prej 14 ditëve, nuk guxon ta lëshojë dhomën e tij e as objektin, ndërsa secili kat është nën kontroll të rreptë nga ushtria dhe policia.