Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimi i derivateve të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimin maksimal të lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar një ditë më parë dhe që vlen edhe për sot, çmimi i naftës është 1.74 euro për litër, ndërsa benzina është 1.63 euro për litër.

Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit është 0.78 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivateve sot dhe nesër në Kosovë