Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivateve sot dhe nesër në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës.

Sipas të dhënëve, nafta është liruar për një cent, 1.74 euro për litër, ndërsa benzina është liruar për tre cent, 1.63 euro për litër.

Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 17-18/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Nëpërmjet udhëzimit administrativ, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar se marzha tregtare e lejuar (fitimi) për naftëtarët në Kosovë është 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë.

Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë  përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.