Cilësi e pranueshme e ajrit në Kosovë
Cilësia e ajrit në Kosovë qëndron kryesisht e mirë dhe e pranueshme.
Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit, Brezovica, Drenasi, Hani i Elezit dhe Mitrovica, qëndrojnë në kategorinë e vendeve me ajër të mirë apo të pranueshëm.
Ndërkaq, fshati Dardhishtë dhe Obiliqi, sot karakterizohen me ajër më të mirë.
Cilësinë e ajrit mund ta ndiqni në këtë LINK.
Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni po ashtu duke klikuar në këtë LINK
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.