Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësi e ajrit në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Departamentit për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit, del se nuk ka pasur tejkalim të normave të ndotjes.

Në Prishtinë sipas matësve të IHMK-së, dhe në Han të Elezit është shkalla me e lartë e ndotjes, por që sipas raportit të monitorimit nuk i tejkalon vlerat mesatare.

Në Prishtinë, matësi tek stacioni ‘Rilindja’, tregon se Monoksidi i Karbonit CO (mg/m3) është 0.7, derisa vlera mesatare është 3.5 për mg/m3.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.