Cilat janë komunat ku u shfaqën 23 rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsej 270 mostra për COVID-19.

Nga këto mostra të testuara 23 persona kanë rezultuar pozitiv.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dhe 16 raste janë nga Komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), tre raste janë nga Komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit në fshatin Randobravë), dy raste janë nga Komuna e Zubin Potokut, dhe nga një rast i ri është shfaqur në Komunat Vushtrri dhe Leposaviq.

Që nga data 13 mars kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 deri më sot janë konfirmuar në total 978 raste pozitive. Nga ky numër janë shëruar 713 pacientë dhe janë shënuar 29 viktima.