Albin Kurti, Foto: Facebook

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, Kurti: Ditë e mirë për Republikën

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Fitoren e partisë së tij, Kurti e ka quajtur ditë të mire për vendin.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Certifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!