
Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Burri rrah ish-bashkëshorten në Prishtinë, lirohet në procedurë të rregullt
06.1.2024 - 10:24
Një rast i dhunës në familje është regjistruar të premten në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, një grua ka raportuar se është sulmuar nga ish-bashkëshorti.
“Ankuesja femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, ankueses i është ofruar tretmani mjekësor” – thuhet në njoftim.
“Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt” – përfundon njoftimi.