Foto: BBC

Reagimet e banorëve të Moskës pas situatës së krijuar atje

Siguria në Moskë është forcuar me automjete të blinduara që shihen nëpër rrugë. Reagimi ndaj situatës mes njerëzve në Moskë është i përzier.

BBC ka raportuar për një video në të cilën shihet një shpërthim i madh pranë Voronezh.

Një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale tregon një helikopter dhe një sasi të madhe të tymit e flakës në një depo karburanti pranë Voronezh, e cila shtrihet midis Rostovit dhe Moskës në autostradën M4.

Foto: BBC

Burime të BBC kanë konfirmuar se mercenarët e Wagner kanë marrë kontrollin e vendeve ushtarake në qytet.

Në anën tjetër reagime të ndryshme pati për situatën në Rusi.

“Është e frikshme, sigurisht- ju uleni në shtëpi duke menduar se çfarë do të ndodhë. Është shqetësuese si për ju ashtu edhe për të dashurit tuaj”- ka thënë Nikolai.

“Jo, nuk më tremb fare. Kam besim te presidenti dhe populli ynë” – tha Galina.

Foto: BBC/Reuters
Foto: BBC/Reuters

“Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë, por nëse ata po përgatiten te sjellin (maska kundër terrorizmit) atëherë do të thotë se ka një arsye për këtë”- Sergei.

BBC raportoi edhe se guvernatori rajonal pran Voronezh u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ai ka kërkuar shmangien e daljeve nga shtëpitë e tyre dhe të përmbahen nga udhëtimi, qoftë edhe me automjete private apo me transport publik.

“Situata është nën kontroll, por kërkon mirëkuptim nga ana e çdo banori të rajonit”- tha ai në një deklaratë.

Dallimi mes ushtarëve rusë dhe mercenarëve të Wagner është thelbësor, për të kuptuar edhe pamjen e cila është në terren.

Gjatë luftës në Ukrainë, trupat e lidhura me Wagner-in kanë mbajtur shpeshë por jo gjithmonë, emblemën dalluese të kafkës së grupit.