BKS tregon se si mund të hyni në Mal të Zi pa asnjë euro shtesë

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar qytetarët e Kosovës se hyrja në territorin e Malit të Zi bëhet vetëm me TPL Plus, respektivisht karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë.

Në njoftimin e BSK-së është thënë se një gjë e tillë vlen edhe për qytetarët e Malit të Zi që hynë në Kosovë.

Ky veprim vie si rezultat i një marrëveshje të nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe Byroja e Sigurimit e Malit të Zi në vitin e kaluar.

“Nëqoftëse qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar”, është thënë në njoftimin e BSK-së.

Tutje është njoftuar se i njëjti princip vlen edhe për qytetaret e Malit të Zi, të cilët në mungesë së kartonit të Gjelbër duhet të paguajnë policën kufitare.

Sipas BSK-së, polica TPL Plus merret në kompaninë ku keni sigurimin e automjetit dhe e njëjta vlen për hyrje në Republikën e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.