Bislimi për planin franko-gjerman: Ka dakordim që përmbajtja të mbetet konfidenciale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Lidhur me propozimin e fundit të Bashkimit Evropian, Bislimi tha se dialogu duhet të shihet në kontekst të ri politik pas luftës në Ukrainë.

 

Sipas tij, për propozimin ka një dakordim mes propozuesve dhe këshilltarëve të presidentit Macron e Scholz, por edhe Kurtit e Vuçiq që të mbetet konfidenciale.

“Dialogun për normalizim duhet ta shohim në kontestin e ri politik pas luftës në Ukrainë. Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz , dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiq ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”- është shprehur Bislimi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak sot gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se është momentumi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen normalizimit të raporteve.

Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se pas një kohë të gjatë ka ardhur në Kosovë jo për të zgjidhur kriza por për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Lajçak dje ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për situatën në veri, udhërrëfyesin për energjinë dhe të pagjeturit.

Lajçak: T’i kthehemi normalizimit, nuk ka kohë për të humbur