Biopsia e palcës kockore tash e tutje do të kryhet në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë ka aktivizuar një shërbim të ri diagnostik.

“Në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Të shtunën, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar “shërbimin gjysmëintensiv”, si njësi e veçantë, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike.

Fillon punën edhe një njësi në QKUK për trajtimin e emergjencave diabetike