Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan 1 mijë e 163 fëmijë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë është mbingarkuar.

Sipas tyre, për një javë në këtë klinikë u trajtuan 1 mijë e 163 fëmijë,

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor. Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e ShSKUK-së potencohet se, nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita në kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Amulancat specialistike.

Ndërsa, brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.

Gjatë muajit korrik, kjo klinikë ka trajtuar 3 mijë e 712 raste, përfshirë 2 mijë 409 vizita në Emergjencën Pediatrike dhe 1 mijë 303 vizita në ambulancat specialistike.