Foto: QKUK

QKUK: Për një javë, 853 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore

Emergjenca Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se, për një javë ka pasur 853 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 538 vizita mjekësore të fëmijëve.

“Po ashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 154 pranime”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.