COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Bie numri i rasteve pozitive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit nga 459 mostra të marra prej tyre 78 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.