Foto: REL

Biden thirrje presidenti Trump: Dil në televizion, mbroje Kushtetutën!

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një fjalim dhe i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli.

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit.

Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.

Biden duhet të fliste për ekonominë, por ai e ndryshoi temën e fjalimit për shkak të zhvillimeve në kryeqytetin amerikan./VOA