Foto: Atdhe Mulla

Biden prezanton sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar për sanksionet ndaj Rusisë.

Masat ndëshkuese vijnë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sanksionet do të kenë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë këtë të vetme, tha ai, duke shtuar se 27 anëtarët e BE-së dhe anëtarët e G7 do të marrin pjesë në këto sanksione.

Këtu janë sanksionet që Biden shpalli:

Do të kufizohet aftësia e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

Do të ndalohet aftësia për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

Do të dëmtohet aftësia e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit 21 të teknologjisë së lartë.

SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

“Ne po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet Do të marrë kohë dhe ne duhet të tregojmë vendosmëri, kështu që ai e di se çfarë po vjen. Kështu që njerëzit e Rusisë e dinë se çfarë ka sjellë ai kundër tyre. Kjo është ajo që bëhet fjalë. Kjo do të marrë kohë”, tha Biden më vonë./CNN

Përgatiti: Mediana Halili