Biden përmbys rezultatin në Georgia, i afrohet fitores

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë kryesimin në shtetin e Georgias, pas një nate të gjatë të numërimit të votave.

Fitorja në këtë shtet do ta sillte Bidenin në 269 vota elektorale, një më pak se ato që i duhen për ta fituar garën për President. Georgia ka 16 vota në Kolegjin Elektoral.

Biden është duke kryesuar me 917 vota përpara presidentit aktual Donald Trump, i cili deri këtë mëngjes ka qenë duke kryesuar në këtë shtet. Aktualisht Biden ka 2,448,371 vota kurse Trump 2,448,454 vota, raporton “The New York Times”.

Deri më tani në Georgia janë numëruar mbi 98% të votave apo rreth 5 milionë vota.

Aktualisht numërimet e votave janë duke vazhduar në Nevada, Arizona, Georgia, ku është duke prirë Biden kurse Trump është duke prirë në Alaska, Pennsylvania dhe në Karolinën e Veriut, në të cilat ende është duke u bërë numërimi i votave.

Deri tani, Joe Biden ka siguruar 253 vota elektorale kundrejt 213 të Trump.