Fjalimi i Biden-it | Foto: Atdhe Mulla

Biden: Në vitet '90, Albright ndihmoi në ndaljen e gjenocidit në Ballkan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në ceremoninë mortore për Madeleine Albright tha se gjatë viteve ’90, ajo dha kontribut të madh me punën e saj për ndalje të gjenocidit në Ballkan.

“Albright në vitet ’90 kreu shumë punë me presidentin e SHBA-së, ku pjesë e ekipit isha edhe unë. Puna jonë në ndaljen e gjenocidit në Ballkan dhe përkrahja e demokracive të reja në Evropëen Lindore dhe Qendrore ishte e rëndësishme”, ka thënë Biden.

Biden po ashtu theksoi se Albright është një prej arsyeve pse NATO vazhdon të qëndrojë e fortë.

Presidenti amerikan përmendi edhe kontributin e saj si mentore për shumë gjenerata të reja dhe rolin e grave në panele vendimmarrëse.

Nis ceremonia e varrimit të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, të pranishëm edhe liderët kosovarë