Foto: Atdhe Mulla

Biden fiton në Arizona

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka fituar në shtetin e Arizonës, raporton agjencia e lajmeve Associated Press (AP).

Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit për president të SHBA-së, është duke u zhvilluar garë tejet e ngushtë mes demokratit Joe Biden dhe republikanit, Donald Trump.